Lionel Messi në SHBA deri në vitin 2025, më pas kthehet te klubi i tij i fëmijërisë Newell’s Old Boys

Lionel Messi ka vendosur: nuk do ta mbyllë karrierën në SHBA, me fanellën e Inter Miami. Këtë lajm e jep portal argjentinas “ElNacional.cat”. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohet nga SHBA në vitin 2025 dhe më pas do të kthehet në klubin e tij të parë, atë të fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Ndërkohë, MLS është në vëmendjen e klubeve europiane. Të gjithë emrat e mëdhenj të kontinentit të vjetër duket se janë çmendur për Julian Hall. Sipas asaj që raportohet nga “Evening Standard”, anësori i New York Red Bulls ka magjepsur Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich, të cilët janë gati të nisin një sfidë transferimi për të siguruar shërbimet e 15-vjeçarit amerikan.

Pavarësisht moshës së tij shumë të re, ai po luan me ekipin e parë. Hall tashmë ka bërë përshtypje falë golit që shënoi 4 qershorin e kaluar në New England Revolution, që e bëri atë golashënuesin më të ri në historinë e klubit MLS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share