Projekt i ri kapital/ “Alkaloid” hap repartin botëror për ilaçe – investimi 19.4 milion euro!

Shoqata Aksionare “Alkaloid” Shkup ka kompletuar realizimin e investimit të saj më të madh në dy dekadat e fundit – repartin e ri për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike dhe hapësirat shoqëruese teknike.

19.4 milion euro janë investuar për kapacitetet e reja tekniko-teknologjike të “Alkaloidit”, për të rritur vëllimin dhe fleksibilitetin në prodhimin e formave të ngurta farmaceutike. Kapacitetet kanë sipërfaqe prej 6.200 metër katror dhe janë konform normave të rrepta të praktikës prodhuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në repartin e ri do të prodhohen tableta që pacientëve do t`u mundësojë që terapinë plotë me disa ilaçe ta bëjnë përmes një tablete.

“Synimi ynë mbetet të diferencojmë veten përmes njohjes dhe zhvillimit të produkteve me vlerë të shtuar dhe jemi të vendosur të qëndrojmë në këtë kurs edhe në të ardhmen, duke punuar për globalizimin e mëtejshëm të markës “Alkaloid”, me dinjitet dhe përkushtim, duke praktikuar standarde të larta etike, besueshmëri dhe qasje profesionale në operacionet e përgjithshme”, tha Zivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm “Alkaloid”.

Projekti investues në fjalë është më i madhi gjatë dy dekadave të fundit.

Kompania “Alkaloid” në vitin 2005 ka paatur plasman prej 53.1 milion euro, kurse në vitin 2023 tregoi plasmane të konsoliduara prej 268.3 milion euro.

Duke ndjekur këtë rritje të vazhdueshme pesëfishore gjatë 15 viteve të kaluara, janë realizuar investime që kapin vlerën e mbi 220 milion eurove.

Prodhimet farmaceutike të “Alkaloidit” janë të pranishme në tregjet e mbi 40 vendeve të botës./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share