Presidenti Pendarovski takoi të rinjtë nga Çairi që fituan në garën e NASA-s

Presidenti Stevo Pendarovski takoi gjimnazistët nga “Zef Lush Markut” që fituan garën kombëtare të “NASA-s”. Pendarovski uroi sukses të mëtutjeshëm të rinjve nga Çairi që vetëm tre ditë krijuan një aplikacion që tregon tërmetet që ndodhin në Hënë.

“Isha i kënaqur të bisedoja me fituesit e këtij viti të NASA Space Apps Challenge – Skopje, N. Macedonia, nxënës të shkollave të mesme “Zef Lush Marku”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe “Orce Nikollov”. Jam i lumtur që ky event ndërkombëtar në vazhdimësi njeh cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Ju uroj zhvillim të mëtejshëm personal dhe profesional”, shkruan presidenti Pendarovski.

Ndryshe, ekipi fitues ka fituar të drejtën për të shkuar në SHBA që të shohin aktivitetet që ndodhin në bazën e NASA-as ndërsa zotohen se do të vazhdojnë të merren edhe me projekte tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share