Mickoski: Ngjarjet në këshillin Gjyqësor – vandalizëm në skenë të hapur

KOVAÇEVSKI: NË PUNËN E ORGANEVE TË DREJTËSISË TË MOS KETË NDIKIME POLITIKE

Vandalizëm dhe devalvim në skenë të hapur dhe process që turpëron Maqedoninë I ka quajtur ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton KlanM.

Sipas tij, kjo ngjarje ka të bëjë me luftën për pushtet midis klaneve partiake. Që t`i jepet fund kësaj, kreu I opozitës propozon të shkohet në zgjedhje.

“Është një process vandalizmi vagabond dhe process jo vetëm që turpëron Maqedoninë, por i shkakton dëm të përhershëm dhe pasoja në kuptimin se po lëmë përshtypje të keqe para partnerëve ndërkombëtar” – tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri Kovaçevski, duke komentuar këtë rast, sic percjell KlanM, rikujtoi komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë dhe tha se ndanë qëndrimin e njëjtë.

“Që ditën që u bërë Kryeministër thashë se as unë, e as ministrat, nuk përzihemi në punën e Këshillit Gjyqësor ose Këshillit të Prokurorëve dhe kjo mund të konfirmohet nga transmetimi I drejtpërdrejtë ku të gjithë panë se cfarë ndodhi në Këshillin Gjyqësor. Ajo që u mbetet organeve të drejtësisë është që në punën e tyre të mos kenë ndikime politike” – tha Dimitar Kovaçevski.

Tensionet në Këshillin Gjyqësor eskaluan para dy ditëve me shkarkimin e Kryetares, Vesna Dameva, nga një grup anëtarësh të udhëhequr nga Zv/Kryetari, Selim Ademi.

Të mërkurën kur në rend dite të Këshillit ishin ankesat e qytetarëve, por edhe formimi i komisioneve për kërkesat e dorëzuara për konstatimin e përgjegjësive të gjykatësve, sic percjell KlanM, u shkaktua një debat për raportet ndërnjerëzore në vetë Këshillin Gjyqësor.

Cështja që ndezi debatin, sic njofton KlanM, ishte letra e Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler. Anëtarët kishin akuzuar Damevën se e ka fshehur, kurse ajo ëhstë përgjigjur se ka qenë në pushim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share