Presidenti i Ballkanit shpërblen futbollistët me nga 17.000 Euro

Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë duke u kualifikuar në grupet e Conference League pas triumfit ndaj Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E për këtë sukses historik, Arsim Kabashi, presidenti i klubit të Ballkanit ka vendosur të shpërblejë ekipin e tij.

Nga 17 mijë euro do të marrin futbollistët e Ballkanit për këtë arritje fantastike – teksa në total ai do të shpenzojë rreth 400 mijë euro si shpërblim.

Kujtojmë se pas kualifikimit historik, Ballkani ka grumbulluar në arkat e klubit 3.2 milionë euro.

Dhe në fazën e grupeve, Ballkani do të ketë mundësi të arkëtojë edhe më shumë para.

Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share