Presidenti Biden në zonat e shkatërruara në Hawaii, premton se do t’u ofrohet ndihmë të prekurve

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka realizuar një vizitë në Hawaii për të parë nga afër dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret në këtë vend.

Biden mbërriti në qytetin e shkatërruar të Lahaina rreth mesditës, sipas kohës lokale, së bashku me zonjën e parë Jill Biden, Guvernatorin e Haëaiit Josh Green dhe dy senatorët e Hawaiit.

Presidenti dhe zonja e parë u takuan me anëtarët e ekipeve të emergjencave dhe u informuan nga zyrtarët lokalë dhe shtetërorë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga zjarret shkatërruese kanë humbur jetën rreth 114 banorë një numër që pritet të rritet në ditët në vijim ndërsa 850 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve sipas guvernatorit janë fëmijë.

Presidenti u premtoi se qeveria federale do t’i ndihmojë të prekurit për sa kohë që do të nevojitet.

“Ne do të jemi me ju për sa kohë të keni nevojë. I gjithë kombi është me ju. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’iu ndihmuar të ngriheni në këmbë.”

Vizita e Biden vjen në një kohë kur qeveria e tij është në shënjestër të kritikave për përgjigjen ndaj kësaj katastrofe kaq të madhe natyrore. Shefi i urgjencës në Maui, Herman Andaya, dha dorëheqjen mes kritikave për mos dhënien e alarmit përmes sirenave të urgjencës që përdoren zakonisht për të paralajmëruar në rast cunami. Ai e mbrojti vendimin, duke thënë se paralajmërimet për cunami i udhëzojnë banorët që të shkojnë brenda në ishull, në këtë rast drejt zjarreve.

Presidenti u shkëput nga pushimet në Liqenin Taho për të vizituar ishullin Maui. Sipas Shtëpisë së Bardhë vizita e tij u vonua qëllimisht për të mos penguar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share