Mbi 6.9 milionë të vdekur – Zyrtarisht shpallet fundi i pandemisë së koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur fundin e pandemisë së koronavirusit, pasi njoftoi sot se infeksioni nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, përcjell KlanM.

Tre vjet më parë, më 30 janar 2020, Komiteti i Emergjencës i OBSH-së shpalli një emergjencë globale për shkak të koronavirusit, kujtojnë mediat britanike.

Një status i tillë ka ndihmuar në fokusimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi kërcënimin shëndetësor, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për vaksinat dhe trajtimet.

Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme është një shenjë e përparimit që bota ka bërë në këtë fushë, por koronavirusi është ende i pranishëm, tha OBSH, megjithëse nuk përbën më një emergjencë.

Ndërkohë, mbi 6.9 milionë njerëz kanë vdekur nga efektet e koronavirusit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share