Prerja e jashtëligjshme e drunjve: Në tri vitet e fundit mbi 6.000 kallëzime!

NË TRI VITET E FUNDIT 3.100 AKTVENDIME TË PLOTFUQISHME

Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, Policia Pyjore ka dorëzuar 1.258 kallëzime për kundërvajtje dhe 97 kallëzime penale. Përkohësisht janë konfiskuar 76 automjete transporti, 207 makina, 42 traktorë, 49 rimorkio traktori, 126 sharra motori, kurse janë konfiskuar edhe 2.148 metra kub dru për ngrohje.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, në tri vitet e fundit janë dorëzuar mbi 6.000 kallëzime për kundërvajtje dhe penale dhe janë shqiptuar 3.100 aktvendime të plotfuqishme.

“Do ta ndaj aksionin e madh policor të 19 dhe 20 shtatorit në Malin e Zi të Shkupit, si një nga pikat kritike ku ishin privuar nga liria më shumë se 10 persona. Gjatë tetorit dhe nëntorit janë realizuar më shumë aksione ku nga liria janë privuar një grup më I madh I personave kurse shifrat konstatojnë sasi më të mëdha të konfiskimeve” – tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikolovski.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se lufta me këtë lloj të krimit është vënë lartë në agjendën e MPB-së dhe policisë, për shkak se pyjet janë resurse natyrore që nuk ripërtërihen shpejt.

Këto komente u bënë gjatë takimit të sotëm të Ministrisë së Bujqësisë me përfaqësues të Policisë Pyjore dhe MPB-së, me temën “Aksione të suksesshme, konfiskimi i drunjve për ngrohje 2017-2023”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share