Një i vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Kërçovë-Gostivar

Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti mëngjesin e sotëm në orën 06:35 në magjistralen Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit.

Siç informojnë nga SPB-Ohër, në aksident ka ndërruar jetë shoferi i veturës “Hyundai” ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se nga ora 07:30 është ndërprerë qarkullimi në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share