Praktikantët japin dorëheqjen, spitalet në Korenë e Jugut pa staf mjekësor

Mijëra mjekë praktikantë japin dorëheqjen në shenjë proteste, ankohen pacientët

Pacientët në Korenë e Jugut janë të shqetësuar për vonesat në marrjen e ndihmës mjekësore pasi mijëra mjekë praktikantë në spitalet kryesore dhanë dorëheqjen për të protestuar ndaj një plani të qeverisë për të pranuar më shumë studentë në shkollat ​​e Mjekësisë.

“Si një person i këtij vendi dhe një pacient, mendoj se mjekët po përdorin personat e sëmurë si justifikim. Shpresoj që mjekët dhe qeveria të gjejnë një kompromis dhe ata të kthehen shpejt në postet e tyre në mënyrë që pacientët të mos mungojë ndihma e tyre”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Popullsia e Koresë së Jugut me 52 milionë e cila po plaket me shpejtësi kishte 2.6 mjekë për 1000 njerëz në vitin 2022, shumë më poshtë mesatares prej 3.7 për vendet në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Qeveria planifikon të rrisë pranimet në shkollat ​​mjekësore me 2,000 duke filluar nga viti akademik 2025, me synimin për të shtuar 10,000 mjekë deri në vitin 2035. Numri aktual vjetor i studentëve është rreth 3,000. Por mjekët dhe grupet e studentëve të Mjekësisë thonë se tashmë ka mjaft mjekë dhe një rritje e numrit mund të çojë në procedura të panevojshme mjekësore.

Ata gjithashtu thonë se qeveria duhet të përdorë burimet në dispozicion dhe filllimisht duhen të zgjidhen problemet e tjera brenda sistemit shëndetësor.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share