YouTube rikthen kanalin e Donald Trump

Official portrait of President Donald J. Trump, Friday, October 6, 2017. (Official White House photo by Shealah Craighead)

YouTube ka rikthyer llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump pas një pezullimi prej dy vjetësh nga platforma e ndarjes së videove. Njoftimi vjen pas vendimeve të ngjashme të marra nga kompania Meta, që zotëron Facebook-un dhe Instagramin,  si dhe Tëitteri në pronësi të Elon Musk.

Por në vitin 2022, Trump bëri me dije se do të kandidonte për në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe që atëherë llogaritë e tij në të gjitha këto platforma janë rikthyer.

Zëdhënësi i fushatës së tij për Fox Neës u shpreh  në janar se rikthimi në Facebook do të ishte një mjet i rëndësishëm për fushatën presidenciale të 2024 për të arritur tek votuesit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë  themeloi platformën e tij të mediave sociale të quajtur Truth Social në fund të vitit 2021 të cilën ai e përdori për të komunikuar me mbështetësit e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share