Postimi misterioz i Mozzik paralajmëron bashkëpunimin e papritur

Një tjetër bashkëpunim nga reperat më në zë të momentit vjen së shpejti. Me një postim disi misterioz në InstaStory, Mozzik ngacmoi ndjekësit e tij.

“G G” shkroi ai vetëm për ta zbuluar pak minuta më vonë me anë të një fotoje se për çfarë bëhet fjalë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në projektin e tij të radhës do të bashkojë forcat me Ghetto Geasy. Kënga titullohet “Shtrejt”, ka shkruar Mozzik duke shtuar “Koha për film. A jeni gati?”

https://www.instagram.com/p/Crk6XofIIr2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a41110ed-1905-44ef-a3be-0b9d132f718e

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy reperave që shënon edhe një ndërthurje të dy etiketimeve të tyre muzikore, “2EuroMusic” dhe “MMV”. Në një tjetër foto, Mozzik e ka clësuar si një bashkim të “më të riut në vend” dhe “më të madhit në vend” duke iu referuar karrierave të tyre respektive.

Ndërkohë Ghetto Geasy solli vetëm para pak ditësh një projekt të përbashkët me një tjetër reper, MC Kresha dhe sopranon Inva Mula./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share