Brenda festës së çmendur për 50 vjetorin e Victoria Beckham!

Çfarë feste për ditëlindjen e pesëdhjetë të Victoria Beckham!
Dizajnerja e lindur më 17 Prill 1974 organizoi një festë të çmendur dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. “Mezi pres të festoj me miqtë dhe familjen time,” shkroi ajo në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto të bukura të realizuara në shtëpinë e saj në Londër së bashku me bashkëshortin e saj David dhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Cruz, Romeo dhe Harper. Mungoi vetëm nusja Nicola, e cila piblikoi një foto të familjes së bashkuar në Instagram, duke dërguar urime dhe duke thënë se i vjen keq për mungesën.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Festa u mbajt në Oswald’s, një klub në Mayfair, Londër, ku u mblodhën rreth njëqind të ftuar. Sipas Daily Mail, janë hapur 3000 shishe Château Mouton Rothschild, Bordeaux e preferuar e vajzës së ditëlindjes, dhe 500 shishe shampanjë. Në mesin e të ftuarve ishte Eva Longoria, Gordon Ramsay, Tom Cruise, të gjitha Spice Girls, Emma Bunton, Mel C, Mel B dhe Geri Halliwell.

Ato ishin edhe protagoniste e një momenti të shpërndarë në Instagram nga David Beckham: për nder të kohërave të vjetra, ato kërcenin nën notat e “Stop”.

 

Në fund të mbrëmjes Victoria la festën mbi supet e burrit të saj: mbretëresha e festës mund të largohej nga skena vetëm kështu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share