Politikani harroi mikrofonin ndezur dhe shkoi në tualet / E gjithë salla shpërtheu në të qeshura nga ajo që dëgjuan (VIDEO)

Një situatë e pakëndshme dhe qesharake ka ndodhur në seancën e Këshillit Bashkiak të Georgetown të Teksasit, kur kryebashkiakut Dale Ross i duhej të lëshonte mbledhjen për të shkuar në tualet. Kjo do të ishte normale në çdo rast, por jo edhe me rastin e Ross-it, i cili fatkeqësisht, kishte harruar të fikte mikrofonin që e ka pasur tek kravata e tij.

Edhe pse kanë kaluar rreth 7 vite nga kjo ngjarje, pamjet nuk pushojnë së qarkulluari në rrjetet sociale edhe në ditët e sotme.

Gjatë seancës së Këshillit Bashkiak, Ross ia la fjalën një koleges së tij  dhe shkoi në tualet. Por me nxitimin e tij, ai harroi të hiqte ose të fikte mikrofonin e kravatës dhe vetëm pak sekonda pasi doli nga salla, të gjithë filluan të qeshin.

Tingujt që vinin nga altoparlanti bënë të qartë se çfarë po bënte kryebashkiaku në tualet dhe në video shihet sesi të tjerët në sallë nuk pushonin së qeshuri.

Këshilltarja Rachel Johnrow nuk mundi të mos shpërthente në të qeshur, kur në sfond u dëgjuan tinguj nga tualeti dhe pas videos, qytetarët mësuan se kryebashkiaku i tyre mesa duket nuk i lan duart pas përdorimit të tualetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share