Nga tendencat e Tik-Tok e deri te pandemia, pse qentë po sulmojnë shpesh njerëzit

Vetëm brenda muajit Janar në Britaninë e Madhe janë shënuar dy sulme fatale me qen. Një grua dhe një vajzë 4 vjeçare ndërruan jetë pas sulmit nga qentë. Sky News shkruan se numri i personave që ndërrojnë jetë si pasojë e këtyre sulmeve është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. A është kjo një tendencë në rritje? Ekspertët thotë se këto sulme kanë të bëjnë me mënyrën si ndërveprojnë njerëzit dhe qentë.

Në 20 vitet e fundit, numri i të rriturve që kanë nevojë për trajtim spitalor pas një kafshimi qeni është trefishuar. Popullsia e qenve është rritur, por ky sipas ekspertëve nuk është tregues për sulmet.

Dr John Tulloch, një veteriner dhe epidemiolog në Universitetin e Liverpool-it, thotë se sulmet ndryshojnë dhe në varësi të vendndodhjes. Sipas tij sulmet më të shpeshta ndodhin në zona ku nuk ka shumë hapësira për të shëtitur qentë dhe se viktimë e këtyre sulmeve janë më së shumti fëmijët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
Vendi ku u sulmua për vdekje 4-vjeçarja

Nga rastet e regjistruara në spitale rezulton se sulmet më të shpeshta ndodhin brenda shtëpisë nga qeni i familjes. Një tendencë që po vihet re edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok ka të bëjë me përdorimin e një zinxhiri për të shëtitur qentë, gjë që sipas studiuesve i krijon kafshës ankth dhe stres duke e bërë agresiv më pas.

“Rrjetet sociale kanë ndryshuar marrëdhëniet tona me qentë. Në video shohim shpesh qen të stresuar. Ishte dhe një trend ku njerëzit u ngulnin sytë qenve sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo është diçka që do çojë në sulm. ”, tha Dr Tulloch.

Fotot e foshnjave të vendosura në shtretërit e qenve mund të duken të lezetshme, paralajmëroi Dr Tulloch, por prindërit rrezikojnë ta shqetësojnë qenin dhe ta vënë në rrezik fëmijën e tyre nëse qeni është i stresuar për hapësirën.

Edhe pandemia ka ndikuar në marrëdhënien midis njerëzve dhe qenve. Sulmi sipas Tulloch është akti i fundit pasi ka disa shenja paralajmëruese. Sipas tij kur një qen është në stres ai godet buzët, tregon të bardhën e syve ose shpesh nxjerr dhëmbët.

Ai theksoi se sa e rëndësishme është të mos lihen fëmijët vetëm me qentë, pasi një fëmijë nuk do të jetë në gjendje të lexojë shenjat paralajmëruese te një qen. “Sulmet nuk kanë të bëjnë kurrsesi me racën e qenit”-theksoi Tulloch./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share