Policia turke: Arrestohen 5 persona për “postime provokuese” për tërmetin në rrjetet sociale

Forcat Policore Turke kanë deklaruar se të paktën 18 persona janë ndaluar dhe 5 të tjerë janë arrestuar pas postimeve që ata i quajnë “provokuese” në platformat e rrjeteve sociale në lidhje me tërmetin shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë Jugore.

Forcat Policore Turke kanë shkruar në Twitter se 202 menaxherë llogarish, të cilët sipas tyre kanë bërë “postime provokuese” për tërmetin në platformat e rrjeteve sociale janë zbuluar.

“Faqet që donin të abuzonin me qytetarët tanë janë mbyllur”, thuhet në reagimin e Forcave Policore Turke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi për ato që ai i quan “veprimet provokuese” gjatë vizitës së tij në Kahramanmaras.

“Dua që miqtë e mi të shtypit të mos u japin mundësi atyre për këto provokimeve”, tha Erdogan.

Kritikat nga figurat e opozitës po rriten. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share