Asnjë mjek nuk i dha zgjidhje për dhimbjet kronike, historia e rrallë e vogëlushit: ChatGPT gjeti diagnozën

Një histori e pabesueshme është publikuar nga “Today”, e cila ndoshta na jep edhe një pasqyrë të së ardhmes së mjekësisë dhe mundësive që ofron inteligjenca artificiale.

Courtney thotë për mediat e huaja se djali i saj vuante nga dhimbje kronike, por prej vitesh asnjë mjek nuk e kishte gjetur diagnozën. Këtë të fundit, pas shumë kërkimesh e gjeti përmes ChatGPT (Chat Generative Pre-trained Transformer).

Gjithçka nisi kur gjatë karantinës ajo bleu një trampolinë për fëmijët e saj për t’u argëtuar brenda shtëpisë. Në atë moment djali i saj 4-vjeçar, Alex, filloi të ankohej për dhimbje dhe irritohej shumë shpesh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ne pamë djalin tonë që acarohej vazhdimisht”, thotë Courtney. Fillimisht prindërit e vogëlushit iu drejtuan një dentisti pasi kishin vënë re se Alex kishte dëmtuar dhëmbët duke përtypur gjëra të ndryshme. Pas kësaj, ata bënë plot 16 vizita mjekësore.

Disa mjekë kishin sugjeruar që i vogli të mbante një protezë te goja pasi sipas tyre Alex kishte probleme me frymëmarrjen. Por asnjë gjë nuk rezultoi efektive.

Shumë shpejt, Courtney vuri re se djali i saj nuk po rritej si gjithë fëmijët e tjerë, kishte një disproporcion midis anës së djathtë dhe të majtë të trupit të tij. Ai gjithashtu vuante nga dhimbje koke e përsëritur. Ajo u konsultua me pediatër, fizioterapistë, neurologë, por askush nuk mund ta kuptonte saktësisht se çfarë po ndodhte me Alex.

Derisa Courtney vendosi të përdorte ChatGPT të AI, në të cilin ajo përshkroi simptomat dhe informacionin që kishte mbledhur gjatë viteve. Sipas ChatGPT, Alex vuan nga “cord syndrome”, një sindromë e cila ka të bëjë me një çrregullim neurologjik që shkakton dëme te palca kurrizore.

Menjëherë pas Courtney mori këtë informacion, vogëlushi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe teksa ai po rikuperohet, nëna e tij vendosi të ndajë historinë e rrallë me të tjerët, për t’u ardhur kështu në ndihmë të gjithë prindërve që mund të hasen me një situatë të tillë.

Edhe pse ky rast ka pasur sukses përmes një aplikacioni, jo domosdoshmërisht duhet të kthehet në një praktikë, pasi sigurisht duhen konsultat me specialistët mjekësorë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share