Policia konfirmon, vetura e vjedhur në Tetovë ishte pronë e Ministrisë së Bujqësisë

Një i ri me automjet të vjedhur shkaktoi kaos duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion sot në Tetovë. Klan Macedonia informoi më herët se vetura ka qenë e vjedhur dhe pronë e një ministrie. Ky informacion u konfirmua edhe zyrtarisht nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Prej atje thonë se automjeti i vjedhur është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Sipas informacioneve jozyrtare të KlanM, disa policë dhe inspektorë civilë kishin dalur në terren dhe në momentin që kanë tentuar ta ndalojnë autorin, i njejti ka tentuar t’i godasë me veturë.

“57 vjeçari Sh.M nga Tetova, dje (13-shkurt) në ora 20:00 në SPB – Tetovë ka raportuar se në rrugën ‘180’ në Tetovë është konfiskuar vetura ‘Peugeot 106’ me targa të Tetovës, e cila ka qenë në gjendje defekti, në pronësi të një institucioni shtetëror, e cila kishte qenë e parkuar përballë një objekti në këtë rrugë”, thuhej në një njoftim të mëhershëm të MPB-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share