Një i ri shkaktoi kaos me veturën e vjedhur në Tetovë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në qytetin e Tetovës pasditen e sotme. Një i ri me automjet nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë për ndalesë. Ai është larguar me shpejtësi duke ka shkaktuar kaos në rrugët e Tetovës, informon Klan Maqedoni.

Jozyrtarisht, burime nga vendngjarja për KlanM thonë se të paktën 2 persona janë goditur me veturë nga i riu, i cili është kapur nga policia në Reçicë të Vogël.

Klan Macedonia mëson jozyrtarisht se bëhet fjalë për automjet të vjedhur dhe pronë e një ministrie, ndërsa personat që autori ka tentuar t’i godasë ose i ka goditur kanë qenë policë e inspektorë civil që kanë dashur ta ndalojnë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Automjeti ka qenë i paraqitur si i vjedhur mëngjesin e sotëm.

Detaje më të hollësishme në vijim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share