Policia e Kosovës: Parandaluam sulm terrorist! / Petkoviq: Armët e gjetura – kurdisje!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në Facebook ka publikuar se është parandaluar një sulm terrorist, falë angazhimit intensiv të njësiave speciale të Policisë së Kosovës, percjell KlanM.

Sveçla ka theksuar se ato janë gjetur në “një veturë me targa të Beogradit” dhe “rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit”.

Ai, sic percjell KlanM, ka theksuar se në veturë janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve shpërthyese, municione të ndryshme, granatahedhës dore, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës” – shkruan Sveçla në Facebook, duke shpërndarë edhe fotografi të armatimit të gjetur.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka akuzuar autoritetet e Kosovës se i kanë kurdisur armët e gjetura.

Në një konferencë për media, Petkoviq, sic percjell KlanM, ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.

Petkoviqi ka theksuar se brenda 24 orëve, qytetarëve do t`i drejtohet Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se në mënyrë intensive është duke biseduar me udhëheqësinë ushtarake dhe konform situatës do të merren vendimet.

“Do të luftojmë ta ruajmë paqën dhe do të bëjmë çmos që t`i tregojmë botës dhe opinionit të vendit se me cfarë mashtrimesh përballemi, e që kanë qëllim të dobësohet Serbia dhe të shkaktohen incidente të reja për t`u krijuar hapësira për arrestime në veri të Kosovës. Pas kësaj padyshim se qëndrojnë edhe fuqi të mëdha që i ndihmojnë Kurtit”, thotë Petar Petkoviq, Drejtor i Zyrës për Kosovën.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha dje se “pavarësisht takimeve të mbajtura” në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm” në veri të Kosovës. Ai ka shtuar se BE-ja nuk do ta tolerojë këtë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share