Policia bastis burgun e Idrizovës (VIDEO)

MPB: GJENDEN SHUMA TË MËDHA PARASH, MJETE TË PALEJUESHME

Gjatë ditës së sotme Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe Departamenti për operacioni speciale policore, nën udhëheqje të Prokurorit kompetent Publik, sic njofton KlanM, ka zbatuar një aksion të koordinuar policor në Burgun e Idrizovës në Shkup.

Sic njofton MPB-ja, në këtë aksion, në drejtim të veprimit preventiv dhe parandalimit të kryerjes së veprave penale nëpër burgje, janë kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, sic njofton KlanM, me qëllim të gjetjes së mjeteve të jashtëligjshme tek burgosurit që vuajnë dënimin me burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

MPB-ja njofton se sipas urdhërit të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer kontrolle në 14 qeli dhe dy dhoma, ku janë gjetur shuma të konsiderueshme të parave, tablet, 11 celularë, galanteri për celularë, disa gjësende të forta dhe materje të pluhurosur që është marrë në vendngjarje.

Gjësendet tjera të gjetura gjatë bastisjes, sic percjell KlanM, do t`u dorëzohen shërbimeve të burgut për procedurë të mëtejshme – thuhet në njoftimin e MPB-së.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share