Taravari: VLEN pajtohet me propozimin e Bekteshit, “kush humb tërhiqet nga politika”

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari soot tha se pas konsolidimit të partive politike shqiptare në dy blloqe, pranon sfidën e Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili propozoi që të nënshkruhet marrëveshje që ata që humbin zgjedhjet, të tërhiqen nga politika.

“Në një intervistë në qoftë se nuk gaboj para 2-3 javësh, ministri Bekteshi tha që ata që e humbin betejën, duhet të japin dorëheqje, pajtohemi plotësisht. Dmth tash kemi dy kampe politike, kushdo qoftë që humb, mendoj se duhet të tërhiqet dhe jemi të gatshëm për këtë edhe ne, sikur që presim edhe prej atyre”, tha Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share