Policia arrestoi një person nga Studeniçani, iu gjet një qese me marijuhanë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një person pasi tek ai është gjetur qese me marijuanë. Sipas MPB-së personi në fjalë nuk është ndaluar në shenjën ndaluese të dhënë nga zyrtarët policorë.

“Me datë 20.10.2022 në ora 11:35 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin me iniciale F.I.(30) nga fshati Studeniçan, Shkup, pasi i është gjetur dhe konfiskuar qese me marijuanë, njoftoi MPB.

Përndryshe, më herët nuk është ndalur në shenjën ndaluese të dhënë nga zyrtarët policorë me motoçikletë, ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka lënë motoçikletën dhe çantën e ka hedhur në lumin Vardar, pas së cilës ka vazhduar të ikë.

Ai u kap dhe u ndalua shpejt, ndërsa çanta është gjetur”.

MPB njofton se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share