Podgoricë: Një i vdekur nga shpërthimi i ”bombës” në Gjykatë

HUMB JETËN 40-VJEÇARI QË AKTIVIZOI BOMBËN, PESË PERSONA TË LËNDUAR

Një burrë 40 vjeçar ka aktivizuar bombë dore në ndërtesën e gjykatës themelore në Podgoricë, ku i njëjti humbi jetën dhe pesë persona të tjerë janë lënduar. Shpërthimi ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia për momentin nuk ka detaje të tjera rreth hetimit. Ndërtesa e gjykatës në atë kohë ka qenë e mbushur me njerëz, në mesin e të lënduarve është edhe një avokat.

Për momentin nuk dihet motivi i Mlladen Bullatoviqit, burrit 40 vjeçar që e aktivizoi bombën e dorës në gjykatën në Podgoricë, nga e cila edhe vetë humbi jetën. Policia ka konfirmuar se personat e lënduar janë trsnsferuar për trajtim spitalor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në bazë të informacioneve të deritanishme kemi konstatuar se ka humbur jetën një person, M.B., i lindur në vitin 1983 nga Podgorica. Me shumë gjasë ai gjatë hyrjes në Gjykatën Themelore e ka aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi më të madhe shkatërruese. Ka edhe pesë persona të lënduar, të cilët janë nën kujdes në Qendrën Klinike. Nuk janë me lëndime të rënda” – tha Zoran Bashanoviq, Mali i Zi.

Mjekët thonë se vazhdojnë analizat që të përcaktohet shkalla e lëndimeve.

“Ajo që është më e rëndësishme është se të gjithë pesë të lënduarit për momentin janë me parametra vitalë stabilë. Shpresojmë të mbetet kështu dhe të gjithë pacientët do t’u mbijetojnë lëndimeve që u janë shkaktuar.” – tha Liljana Radulloviq.

Dëshmitarët thonë se në momentin e shpërthimit ndërtesa e gjykatës ka qenë e mbushur me njerëz, por të gjithë janë larguar menjëherë.

Dje ndërtesa në të cilën gjenden Gjykata Supreme, Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit në qendër të Podgoricës, u evakuua pasi pati alarm për mjet shpërthyes, për të cilin policia më vonë njoftoi se ka qenë i rrejshëm. Institucionet malazeze si dhe një numër i madh i shkollave gjatë muajve të kaluar në më shumë drejtime janë evakuuar për shkak të alarmeve për bomba, që rezultuan të rrejshme. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share