Po shqyrtohet ndryshimi i sistemit tarifor të energjisë elektrike

BISLIMOVSKI: DO TË KETË ÇMIME TË NDRYSHME PËR AMVISËRITË VARËSISHT KONSUMIT

Komisioni Regullator i Energjetikës po shqyrton mundësitë e ndryshimeve të sistemit tarifor që ka të bëjë me furnizuesin universal të energjisë elektrike. Kryetari i komisionit, ka propozim që të shkohet me katër blloqe që kanë të bëjnë vetëm me konsumin e tarifës së lartë ditore. Sipas tij, me ndryshimet në sistemin tarifor për energji elektrike, do të ketë çmime të ndryshme për amvisëritë, apo tarifë të ndryshme varësisht nga shpenzimi i rrymës.

“Blloku i parë është 210 kilovat orë energji elektrike, i dyti është 420, treti është nga 420 deri në 630 dhe i katërti është mbi 630 kilovat orë në tarifën e shtrenjtë. Dhe ajo për të cilën kishte shqetësim te qytetarët, konsumi do të reduktohet në nivel ditor dhe për këtë kufijtë e blloqeve janë të tilla që të mund të pjesëtohen me 30 që të mos ketë konsumatorë të pakënaqur. Me modelin e ri tarifor, numëratori do të lexohet në 35 ditë, që të mos ketë dyshim se dikujt i ka ardhur shuma më e lartë nëse përllogaritjet hyjnë në muajin tjetër”, deklaroi Marko Bislimovski nga KRRE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bislimovski tha se sipas sistemit të ri, 87 përqind e amvisërive do të kenë reduktim të harxhimeve të energjisë elektrike gjatë dimrit, ndërsa në muajt e verës te 92 përqind e konsumatorëve do të ketë reduktim të harxhimeve dhe fatura më të lira, ndërsa te të tjerët shumë më të lartë.

“Ajo që është më e rëndësishme, me implementimin e këtyre blloqeve te 87 përqind e amvisërive do të ketë shpenzime të reduktuara për energji elektrike gjatë muajve të dimrit, te të tjetër do të ketë rritje të shpenzimeve të energjisë elektrike. Pikërisht kjo është esenca e vendosjes së bllok tarifave është që të dërgohet sinjal te konsumatorët që harxhojnë shumë, të reduktojnë harxhimin dhe të investojnë në pajisje me efikasitet energjetik dhe në mënyra për ngrohje me energji elektrike”, deklaroi Marko Bislimovski nga KRRE

Modelet e reja të sistemit tarifor të energjisë elektrike sot u prezantuan në debat publik, ndërsa do të ketë edhe disa debate ditëve në vijim. Gjatë debatit të sotëm, profesori universitar në Fakultetin e Makinerisë, Konstantin Dimitrov tha se, në këtë mënyrë vetëm zbutet probleme me çmimin e lartë të rrymës, sepse nëse shteti do të kishte prodhim vendor të rrymës dhe jo import, diskutimet do të ishin shumë më të ndryshme nga këto aktuale.

Ndërkohë, profesori Risto Filkovski tha se, me modelin e ri tarifor është e pritshme që shuma e përgjithshme që mblidhet nga konsumatorët për energjinë e shfrytëzuar të jetë e njëjtë, por se ato të cilët nuk kujdesen për shpenzimin, apo nëse e shfrytëzojnë edhe për diçka tjetër, të paguajnë më shumë.

Pas debatit publik, Komisioni Rregullator do të duhet të deklarohet për propozimin për 4 tarifa i cili duhet të hyjë me rregulloren e re për tarifimin e shpenzimit të rrymës./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share