“Detektor”: 2/3 e qytetarëve s`mund t`i mbulojnë harxhimet mujore!

Afër 2/3 e qytetarëve nuk fitojnë aq sa duhet për t`i mbuluar harxhimet mujore – përcjell KlanM hulumtimin e fundit të opinionit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas anketës 60.8% e qytetarëve kandë deklaruar se të ardhurat mujore nuk i mbulojnë nevojat gjatë muajit, derisa 34.6% kanë theksuar se mbulojnë harxhimet. Sipas “Detektor” nuk ka dallim të madh nga anketa e njëjët që është zbatuar në vitin 2020.

Sipas “Detektor”, 63.1% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk shfrytëzojnë kreditë. Ata që shfrytëzojnë, vendosin për kredi konsumatore, përcjell KlanM.

Kredia banesore më së shumti shfrytëzohet nga të anketuarit e moshës 30 – 39 vjec, kurse ajo konsumatore të moshës 40 – 49 vjec, kurse për kredi të shpejta përcaktohen të papunët dhe studentët.

80.3% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se nuk do të merrnin kredi të shpejta, që miratohet më shpejtë, por ka interes më të lartë, derisa 10.2% thonë se do të merrnin një kredi të tillë.

Afër 2/3 e qytetarëve ose 65.3%, sic percjell KlanM, janë të mendimit se shteti duhet që në mënyrë plotësuese të rregullojë kushtet dhe mënyrat e marrjes së kredive të shpejta.

Anketën për “Detektor”, nga 27 deri më 30 Mars, e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, me 1.117 të anketuar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share