Po rikthehet Fero, paralajmëron emision Podcast

Feronit Shabani – Fero edhe pas largimit nga muzika po vazhdon të jetë shumë i komentuar në rrjete sociale.

Ndonëse ka bërë një tërheqje prej muajsh nga tregu muzikor, ai flitet thuajse për çdo postim që bën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë rast, ai bëri me dije se në maj do të bëjë një emision të ri, në formë ‘podcast’-i.

“Pasi që ende vazhdojnë dhe merren me jetën time dhe përfitojnë njëkohësisht që një kohë të gjatë prej emrit tim, kam vendosur me e hap një emision timin (Podcast), ku do të adresohet gjithçka”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Në muajin maj do vijmë me shumë surpriza, përkundrazi figurat publike i mirëpres në emisionin tim. Tema interesante”.

Ndryshimi drastik i Feros duket të mos jetë i besueshëm akoma për njerëzit.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë është në përgatitje 26-vjeçari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share