Pendarovski nuk dorëzohet – Osmani fton Taravarin ta pranojë humbjen!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Me 362.682 vota të fituara, kandidatja presidenciale e koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova, në rrethin e parë, ka epërsi të dyfishtë para kandidatit presidencial të LSDM-së, Stevo Pendarovski që fitoi 180.306 vota.

Pa marrë parasysh se ky është rezultati më I keq I socialdemokratëve në gara presidenciale, Stevo Pendarovski, theksoi se nuk dorëzohet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nisim nga zeroja, nga fillimi. Vazhdojmë me takimet me qytetarët dhe detyra ime do të jetë ta promovoj konceptin të cilit I besoj. Koncept ku shteti nuk do të jetë I izoluar, I integruar në Evropë dhe shtet ku nuk ka ndasi të brendshme”, tha Stevo Pendarovski.

Siljanovska Davkova nga fjalimin e saj fitues në selinë e VMRO-DPMNE-së u shpreh se është krenare me qytetarët.

“Nuk kam fjalë për ta shprehur falënderimin, madje edhe turpërohem nga ky reagim. Është fundi i rrethit të parë, vjen I dyti. Do të kem respekt ndaj oponentit politik dhe pres sjellje të tillë nga ana e tij”, tha Gordana Siljanovska.

“Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë” – ka shkruar në Facebook gjatë ditës, kandidati presidencial i Frontit Evropian, Bujar Osmani.

Ai në fjalimin fitues kishte edhe një mesazh për kundërkandidatin e tij, Arben Taravarin.

“Arben pavarësisht goditjeve të ulëta, patëm një fushatë të ndershme dhe korrekte, që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu edhe fitorja. Vullneti I popullit është ai që përcakton karrierat tona. Duhet të pranohet ky vullnet dhe mesazhi që e dërguan sot shqiptarët dhe komunitetet tjera”, tha Bujar Osmani.

Në paraqitjen e tij të parë dhe të fundit, pas përfundimit të procesit zgjedhor, kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se opozita shqiptare është e lumtur pasi, sipas tij, kishte fituar, votën shqiptare.

“Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen masive, dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Arben Taravari.

Freski në skenën politike paraqesin rezultatet e kandidatit presidencial të Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, I cili fitoi 83.787 vota.

Kandidatja e “Levicës” Biljana Vankovska fitoi 41.772 vota kurse ai I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, 8.103 vota./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share