Pioli qetëson tifozët e Milanit: Lëndimi i Leaos nuk është serioz

Stefano Pioli siguron tifozët e Milanit se Rafael Leao nuk ka “asgjë serioze” dhe mund të rikuperohet për Champions League.

Pioli beson se edhe pa Leaon në fushë, Milani do të ketë paraqitje fantastike ndaj Interit, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Rafa ndihet më mirë dhe shërohet, atëherë ne do të luajmë me të. Nëse ai nuk e bën, atëherë ne mund të kemi një paraqitje të shkëlqyer edhe pa një lojtar të madh si ai”, u shpreh Pioli.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sapo e pashë dhe ai dukej i relaksuar, por çështjet muskulore duhet të vlerësohen nesër dhe jo tani. Duke marrë parasysh atë që më tha, nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze”.

“Ai tha se ndaloi në kohë, do të shohim se si do të zgjohet nesër, por ai ishte i qetë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share