Liga e dytë: Besa e Dobërdollit siguroi titullin kampion vjeshtor

Tre fitore të ekipeve vendase, dy barazime  dhe tre fitore të skuadrave  mysafire me  21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve  të javës së 14-të të sezonit vjeshtor  në Ligën e dytë, ku  skuadra e nga Dobërdolli edhe  zyrtarisht  siguroi epitetin kampion i sezonit vjeshtor.

 Klubi i futrbollit Besa nga Dobërdolli pas fitores së sotme kundër Bashkimit në Kumanovë  3-0  me  37 pikë të grumbulluara  zyrtarisht  siguroi  titullin  kampin të sezonit vjeshtor që është suksesi më i madhë i kësaj skuadre deri më tani.

Për fitoren e sigurt dhe të pastërt  si loti sot u kujdesë fiton Ademi i cili në pjesën e pare realizoi dy gola dhe Zani Nazifi i cili shënoi në pjesën e  dytë për rezultatin përfundimtar  3-0. E  veçanta e kësaj ndeshje  është se pë sj kaqe të panjohura  pjesa e dytë nisi me vonesë prej 15 minutave, por vazhdimit të pjesës së dytë çdo  gjë shkoi në rregull  krejt  në suaza  të rregullave të futbollit dhe fair play-t. Heroi I  kësaj  përball;je  Fiton Ademi I  cili   ka  shënuar  10-të gola për ekipin e tij deri më tani pas  përfundimit të ndeshjes  për KlanMacedonmia, deklaroi:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 I lumtur për fitoren e sotme, patëm në ndeshje të vështirrë, por jam i lumtur  dhe ndihem krenar për golat që ndihmoj ekipin të dalim kampion vjeshtor. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimit që në fund të kampionatit të kualifikohemi në elitën e futbollit vendor” tha ai

 Arsimi nga Koçani kthehet me një pike të rëndësishme duke  barazuar  me  Osogovën 1-1 edhe pse deri në minutën e fudit  ishte në epërsi. Fitore të sigurta  kanë shënuar Pelisteri kundër Pobedës në Prilep dhe Skopje  me  fitoren kundë  Bellasicës në Strumicë. Ohri mundi Teteksin 2-0, ndërsa Detonit Pllaçkovica  mundi  Kozhufin  gjithashtu  2-0.

Pas ndeshjeve të javës së 14-të tabelën e kryeson  Besa me 37 pikë, para Detonit Plaçkovica  që ka  32  dhe Pelisteri me 30 pikë

 Rezultatet  e javës së 14-të

 Bashkimi – Besa 1976  0-3

Belasica – Skopje  0-1

Detonit Plaçkovica – Kozhufi 2-0

Kamenica Sasa  – Karaorman 2-2

Novaci – Vardar Negotino 3-2

Ohrid – Teteksi 2-0

Osogova – Arsimi 1-1

Pobeda  – Pelisteri  0-2

/KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share