Mexhiti mori vëmendjen e të gjithëve me stilin e Ronaldos
Mexhiti ishte i pranishëm në prezentimin e qendrës së parë multifunksionale për personat me nevoja ndryshe në Gostivar, raporton Klan M. Ai mori vëmendjen e të gjithëve duke u fotografuar me gazetarët, kryetarin e komunës së Gostivarit dhe duke e bërë siç thoshte ai stilin e Ronaldos.
Nëna e tij tha se kjo qender është shumë e rëndësishme për këta persona, për t’u socializuar dhe për t’u trajnuar që në të ardhmen të gjejnë edhe punë pas trajnimeve që do të ofron kjo qendër. Ndërsa Lavdërim Jashari prind i dy fëmijeve me nevoja ndyshe pas trajnimit tre mujor që kishte mbaruar
në këtë qendër i ofrohet edhe mundësi punësimi.
”Jemi mirënjohes me Margaritën që më ka punësuar, që gjithësesi pa punë jam me qira jam, me erdhi mirë që u bë kjo dhe tani jam i punësuar” – deklaroi Lavdërim Jashari, prind.
Në prezantimin e qendrës së parë multifunksionale për personat me nevoja ndryshe, ishin të pranishëm edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hulman dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorjan dhe kryetari i
Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
‘‘UNDP na suportoi me idenë kurse ambasada e Zvicrës apo qeveria e Zvicrës na ka ndihmuar edhe me mjetet financiare kështu që këtu kemi gërshetim të disa komponentave’‘ – Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.
Kjo qender do të ofron trajnime të ndryshme për 70 persona me nevoja ndryshe nga mosha 15 që në të ardhmen të mund të gjejnë punë nëpër kompani të ndryshme. Në Gostivar në kompani të ndryshme duke përfshirë edhe kompanitë private janë të punësuar mbi 30 persona ndërsa në komunën e Gostivarit të punësuar janë vetem dy persona me nevoja ndryshe. /KlanMacedonia/