Transportonte dy emigrantë nga Siria, arrestohet shkupjani

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në magjistralen Gjevgjeli-Demir Kapi është arrestuar 42-vjeçari A.A. nga Shkupi. i njëjti është kapur duke transportuar dy emigrantë nga Siria me veturën e tij të tipit “Volkswagen Passat”.

“Më herët, në ora 20:15 në pikën pagesore “Smokvicë”, ai nuk është ndalur me veturën në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, më pas ka vazhduar me veturën në drejtim të kryqëzimit të Miravcit dhe menjëherë është kthyer në autostradë. Pas marrjes së masave, në orën 21:30 është ndalur dhe privuar nga liria ndërsa më pas emigrantët janë gjetur në kryqëzimin e Miravcit”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share