Përmbyten të mbijetuarit e tërmetit në Turqi

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, disa të zhdukur nga vërshimet

Turqia nuk gjen qetësi. Pas tërmetit shkatërrues, rajoni juglindor është goditur nga përmbytjet.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur. Në mesin e atyre që po kërkohen është edhe një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Teksa pa nga afër gjendjen ministri i brendshëm turk Sulejman Sojly tha se masat e marra nuk ishin të mjaftueshme për t’i shmangur përmbytjet.

Rrugët janë shndërruar në lumenj të furishëm që kanë marrë përpara disa automjete dhe kanë përmbytur dhjetëra biznese, shtëpi dhe shkolla.

Në dy qarqet turke të Shanlleurfa dhe Adejaman që u prekën nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit shkatëruues të 6 Shkurtit, kjo e ka rënduar edhe më shumë situatën e atyre që kanë mbetur pa shtëpi dhe qëndrojnë në çadra.

Sipas parashikimeve reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të lartë të paktën deri në fundjavë duke e rënduar edhe më shumë situatën në zonë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share