“Crypto-mbretëresha” e Ballkanit – më e kërkuara nga FBI-ja

KA VJEDHUR MË SHUMË SE 4 MILIARDË DOLLARË

FBI-ja ka vënë “mbretëreshën” e zhdukur bullgare të kriptovalutave Ruzha Ignatova në listën e 10 personave më të kërkuar në botë. Ajo ngarkohet për mashtrime për 4 miliardë dollarë përmes kriptovalutës së saj “One Coin”.

Bullgarja Ruzha Ignatova, e njohur si “kripto-mbretëresha” është gjetur në listën e dhjetë më të arratisurve të FBI-së. Hetuesit amerikan, sic njofton KlanM, e kanë akuzuar se përmes kriptovalutës së saj “onecoin”, ka mashtruar njerëzit në vlerë prej 4 miliradë dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ignatova ka udhëhequr me projektin “OneCoin”dhe në fillim të vitit 2014 klientëve u ka ofruar provizione nëse shesin kriptovalutën tek më shumë njerëz. Por, FBI-ja thotë se “One Coin” ka qenë pa vlerë dhe asnjëherë s`ka qenë I mbrojtur me teknologjinë “BlokChain”.

FBI-ja ka vënë Ignatovën në listën e personave më të kërkuar që janë në arrati, kurse, sic njofton KlanM, kanë ofruar 100.000 dollarë për informacione që do conin në kapjen e saj.

BBC-ja ka njoftuar se Ignatova është e pakapshme, për shkak se është zhdukur me së paku 500 milionë dollarë.

Ruzha Ignatova, sic njofton KlanM, për herë të fundit është parë në vitin 2017 teksa ngjitej në avionin e linjës nga Bullgaria në Greqi dhe që atëherë I humben gjurmët. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share