Fletushka kundër fesë islame para xhamisë në rrugën e Kavajës, nisin hetimet nga prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në Tiranë për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare. Kjo, pasi në rrugën e Kavajës, para xhamisë “Dine Hoxha, janë shpërndarë fletushka kundër fesë islame.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera nëse në lidhje me këtë ngjarje ka ndonjë person të dyshuar ose jo. Megjithatë ka pasur një reagim në rrjetet sociale nga imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja. Ai thotë se ngjarjen e ka denoncuar në Myftinë e Tiranës.

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share