Shoferi humbi kontrollin, goditi dhe dy automjete të parkuara
“Autobusi i linjës së Krrabës po lëvizte në rrugën e Elbasanit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit u përplas me 2 automjete të parkuara pas krahëve të mi, dhe u përmbys.”
Siç mund të shihet në këto pamje përplasja ka qenë e fortë, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 7 pasagjerë në autobus.
Pasagjerët kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq në polici është shoqëruar shoferi i autobusit të Krrabës, 42-vjeçari, Gentjan Qosja. Ky i fundit iu nënshtrua testit të alkoolit nga ku rezultoi se nuk kishte konsumuar.
Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se autobusi nuk ka qenë me shpejtësi.
Përpara oficereve të policisë, shoferi i autobusit, 42-vjeçari Gentjan Qosja ka deklaruar se në momentin e aksidentit nuk është ndierë mirë e për pasojë ka humbur kontrollin.
Vetëm pak javë më parë në Tiranë ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku urbani i linjës së Unazës humbi kontrollin duke marrë disa makina përpara dhe duke plagosur 9 persona.
Tv Klan