Vuçiç takon ambasadorët e QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd këtë të martë.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç dhe Gjenerali i Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviç. Mediat serbe deri më tani nuk raportojnë se çfarë është biseduar mes tyre.

Kujtojmë që tek vendet e QUINT-it bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti serb akuzoi Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës se synon të shkaktojë konflikt për të krijuar një konflikt me serbëve dhe NATO-s dhe për të çuar në gjakderdhje të gjithë rajonin.

Ai fajësoi Kurtin për situatën që po ndodh në veri të Kosovës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share