1 vit plane për trafikun e 430 kg kokainë

Droga kap vlerën e 40 mln eurove, në pranga 10 persona

Këto janë momentet e ndërhyrjes së Policisë për arestimin e 10 personave që organizuan trafikun e 430 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri. Operacioni u shtri në Tiranë, Fier dhe Lushnjë, ku u kontrolluan edhe 14 ambiente.

Gjithçka dyshohet se ka nisur në Janar të 2022, kur në emër të Zenel Çervanakut, një prej të arrestuarve gjatë këtij operacioni, u hap biznesi privat me subjekt import-eksporti dhe në Maj u porosit ngarkesa e parë me plehra kimik nga Kolumbia, në mesin e të cilëve u gjend edhe kokaina.

Grupi kishte përgatitur çdo gjë për të bërë të mundur trafikun e kokainës, që sipas SPAK, nëse do hidhej në treg do i sillte 40 milionë euro fitime.

Baza përfundimtare ku do bëhej ndarja lëndës narkotike nga plehu kimik ishte kjo banesë në pronësi të Viktor Çervanakut i cili është drejtor Drejtorie në OSHEE. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Tv Klan, në oborrin e banesës ishin zbrazur thasët.

Prokurori i Posaçëm Adnan Xholi tregoi rrugën e ndjekur nga kontejneri që u nis nga Kolumbia.

Adnan Xholi: Në muajin Maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi. dhe ka mbërritur në fillim të Korrikut 2022 e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin Shtator 2022.

Ashtu siç u ndoqën gjatë 4 muajve lëvizjet e personave të implikuar, edhe ndërhyrja mbrëmjen e të enjtes nga Policia ishte e kontrolluar. Me anë të dronëve që kapën këto pamje, policia konfirmoi praninë e mallit në banesë dhe më pas u bë ndërhyrja.

10 masa sigurimi u ekzekutuan nga Policia mes të cilëve anëtarë të tjerë të familjes Çervanaku, ndërkohë në kërkim është edhe një shtetas kolumbian që dyshohet se do bënte ndarjen e kokainës nga plehu.

Personat e arrestuar

1. Viktor Cervanaku

2. Zenel Cervanaku

3. Denilson Cervanaku

4. Enxhi Ferhati

5. Nikolin Gjolena

6. Klajdi Vrioni (Kodra)

7. Julian Malaj

8. Redion Meshi

9. Bledar Matoshi

10. Marildo Rona

Ndërkohë nga kontrollet në 14 ambiente u gjetën 15 mijë euro, armë zjarri dhe municon luftarak.

Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit:

15,910 Euro;

3 armë zjarri automatik kallashnikov;

3 armë zjarri të llojit pistoletë;

108 copë fishekë luftarakëtë kalibrave të ndryshëm;

18 aparate telefonash celularë

5 automjete

2 laptop

2 armë gjahu

20 paleta me rreth 24 ton pleh brenda të cilës dyshohet se jane rreth 430 kg kokainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share