Përleshje mes të rinjve në Shkup / Ka të plagosur

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është denoncuar se ka pasur përleshje fizike mes disa të rinjve në afërsi të Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup. Ngajrja mësohet të ketë ndodhur para iftarit, ndërsa janë përdorur edhe armë. Të paktën tre prej pjesëmarrësve në sherr kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, përcjell Klan Macedonia.

Njëri (A.B 20 vjeç) është plagosur me armë në dorën e djathtë. Janë plagosur me mjet të fortë edhe një 23 vjeçar (A.B) si dhe një i mitur 17 vjeçar.

Policia po merr mas për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share