RMV: Ministria e Shëndetësisë e autorizoi Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të UT-së për studimet specialistike në mjekësi të përgjithshme

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, sot qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe ekipi i tij.

Në këtë takim, Ministri Bekim Sali, Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti ia dorëzoi autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin kjo ministri zyrtarisht e ka autorizuar Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, që në programin studimor Mjekësi e përgjithshme të realizojë studimet specialistike, për degët: pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri.

Ky vendim ka hyrë në fuqi pasi komisioni i formuar me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë inspektim të hapësirave të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, sipas të cilit ky fakultet i plotëson kushtet në aspekt të organizimit, kuadrit, hapësirave dhe pajisjeve teknike medicinale për zbatim të pjesës teorike të planit dhe programit për degët specialistike: pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fund të këtij takimi, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e falënderoi Ministrin Bekim Sali për mbështetjen që i ka dhënë Universitetit të Tetovës. Ai, po ashtu, në shenjë respekti dhe mirënjohje për ministrin Sali dhe bashkëpunëtorët e tij ndau disa dhurata simbolike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share