Përgjigja që Pendarovski i dha pyetjes së studentit të UT-së – Rektori Zejneli tregon detajet

Rektori, Jusuf Zejneli në emisionin Ora e Parë tha se e gëzon fakti kur edhe vetë presidenti i shtetit Pendarovski para studentëve tha se Universiteti juaj është shembull suksesi.

”Më gëzon fakti kur ditë më parë Stevo Pendarovski në bashkëpunim me studentët e UT-së në një prezantim, ku njëri nga studentët e pyeti se zotri President si të arrijmë më shumë rezultate, cila është rruga e suksesit. Ku vetë presidenti i tha se ja vetë Universiteti juaj është shembull suksesi i cili u themelua me sakrificë dhe mund. Pra edhe vetë bartësit e funksioneve publike e çmojnë punën tonë, pra ai mesazh u tha se thjesht themelimi i këtij institucioni ishte e nevojshme” – tha Jusuf Zejneli. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share