Përfitoi 145 milionë euro përmes mashtrimit kompjuterik, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për ekstradimin e kinezit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të vendimin  për ekstradimin e kinezit Liangbin Chen, i cili akuzohet për zhvatje dhe mashtrim në vlerën e 145 milionë eurove.

32-vjeçari kërkohet nga autoritetet kineze si kreu i një grupi kriminal që ka mashtruar qindra mijëra  qytetarë kinezë.

Përmes një platforme ai iu ofronte qytetarëve të Kinës dhe atyre të Dubait prona të paluajtshme dhe pajisje teknologjike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kinezi Liangbin Chen u arrestua në Korrik teksa hynte në territorin shqiptar nga Aeroporti i Rinasit përmes një fluturimi nga Londra.

Vendimin për ekstradimin e 32-vjeçarit erdhi në një kohë, kur ky i fundit prej disa kohësh mbahet nën masën e sigurisë në shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share