Erdogan parashikon fazën tjetër të karrierës së Ronaldos

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ndryshe nga herët e tjera ka preferuar të mos flasë për politikën. Këtë here kreu i shtetit turk është marrë me çështjet e futbollit dhe ka parashikuar se kush do të jetë skuadra e ardhshme e Cristiano Ronaldos.

Duke folur në një konferencë në qytetin Enzurum të Turqisë, ai bëri një deklaratë e cila ka mjaft rëndësi, pasi e ardhmja e Cristianos flitet prej kohësh nga mediat në të gjithë botën.

Presidenti turk tha se sulmuesi portugez pas divorcit me Manchester United do të transferohet në Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën.

Njëkohësisht, ai ka komentuar edhe pjesëmarrjen e 38-vjeçarit në Kupën e Botës në Katar. Ai u shpreh se Ronaldos ia kanë harxhuar energjitë, duke e lënë të luajë vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjeve.

Pas largimit nga skuadra e Manchester United ylli portugez është në kërkim të një skuadre tjetër.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share