Pendarovski: Shumë faktorë kanë kufizuar zhvillimin e vendit

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend, ka theksuar se që nga pavarësia e deri më sot, në këto 31 vite, vendi nuk ka pasur periudhë të qetë më të gjatë të zhvillimit.

Presidenti ka bërë të ditur se shumë faktorë kanë limituar zhvillimin e vendit dhe kanë shterrur resurset e kombit.

“Nga efektet katastrofike të privatizimit, embargove dhe sanksioneve në vitet e 90-ta, përmes konfliktit në 2001, krizës financiare botërore 2008-2009, krizës së thellë të brendshme politike që përfundoi me dhunën në Kuvend, nga të cilët ende shërojmë plagët dhe në fund me pandeminë dhe luftën në Ukrainë, shumë faktorë kanë limituar zhvillimin tonë dhe kanë shterrur resurset e kombit” – ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski.

Një pjesë e këtyre krizave ciklike, sic ka thënë Presidenti, në vazhdimësi ishin shkaktuar nga faktorë të jashtëm, ndaj të cilëve ne patëm asnjë ose ndikim të vogël – shjatërimi I Jugosllavisë, tensionet gjeopolitike, krizat financiare, ekonomike dhe shëndetësore – lëkundjet rajonale dhe globale,të cilët pak a shumë kanë ngadalësuar progresin e gjithë vendeve, pavarësisht madhësisë dhe fuqisë së tyre.

“Megjithatë, në përgjithësi, për situatat e brendshme të pavolitshme në vend, nga të cilat qytetarët në përqindje të madhe nuk janë të kënaqur, realisht, pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie në kurriz të politikanëve të vendit dhe partive politike, duke filluar nga garniturat e para në vitet e 90-ta, deri tek ne, sot, që jemi në krye të institucioneve në nivel qendror dhe lokal. Kur besimi në institucione është në nivel të ulët, demokracia është në rrezik serioz” – ka thënë Presidenti Pendarovski. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share