Pas vajzës Olta Boka nënë për herë të dytë, sjellë në jetë një djalë

Lajm i ëmbël në familjen Rrokaj. Profesori i Fakultetit të Drejtësisë, Ivi Rrokaj bashkë me këngëtaren e njohur, Olta Boka janë bërë prindër për herë të dytë. Në këtë ditë të ngrohtë prilli, në familjen e tyre ka ardhur në jetë djali i vockël, Brel.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Olta që për fansat e saj ka ndarë lajmin e gëzueshëm duke shkruar:

“Ishte natë vere kur nga qielli ra një yll dhe motra jote bërtiti me të madhe: “Zoti më tha që mami ka një vëlla te barku” dhe sot familjes sonë të vogël iu shtua një bekim që na i jep kuptime të tjera dimensioneve. Faleminderit që zgjodhe të jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share