Beyonce ndez rrjetin me fotot e albumit të ri

Sikur të mos mjaftonte të qenit gruaja e parë afrikano-amerikane që kryeson listën e muzikës “country” në SHBA në Billboard, Beyonce po krijon një valë të re zhurme me albumin e saj të ri “Cowboy Carter”.

Dhe për të festuar publikimin e muzikës së saj të re, këngëtarja R&B është paraqitur në atë që tashmë po dëshmohet të jetë një set fotografik ikonik, i cili do të përdoret si një kopertinë e albumit të saj të ri.

Në kopertinën e re të albumit, 42-vjeçarja shihet duke pirë cigare teksa ka pozuar nudo dhe ka veshur vetëm një brez me emrin “Beyincé” për të mbuluar pjesët e saj intime. Këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Beyonce Knowles-Carter, i referohet qartë emrit të gjyshes së saj, Agnéz.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Albumi i ri do të publikohet më 29 mars dhe nuk ka dyshim se do të bëhet një nga publikimet më të nxehta të albumeve të vitit në Shtetet e Bashkuara, me Beyonce që do të ruajë statusin e saj si një nga artistet më të mëdha femra në botë.

Muzika e saj e re vjen menjëherë pasi ajo kryesoi listat e Billboard në muzikën “country”, përpara se të ngjitej në vendin e parë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 14 vjet me këngën e saj ‘Texas Hold ‘Em’.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share