Pas dëbimit nga vendet e BE-së, diplomatët rusë “strehohen” në Serbi

Rusia ka shtuar praninë e saj dipolomatike në Beograd

Pas dëbimit nga vendet e BE –së, diplomatët rusë po gjejnë strehë në Serbi.Sipas Radio Evropa e lirë ata rishfaqen si diplomatë të akredituar ndërsa shihet qartë një rritje të pranisë diplomatike ruse në Beograd.

Qindra diplomatë rusë u dëbuan vitin e kaluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nën dyshimet se ishin spiunë.Një vendim erdhi në muajt pas agresionit rus në Ukrainë.Por duket se diplomatët e dëbuar gjetën shpejt strehë në Serbi.

Rusia ka shtuar praninë e saj diplomatike dhe këtë e vërteton një analizë e listave diplomatike, që mbahet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Aktualisht në Beograd gjenden 62 diplomatë të akredituar, në krahasim me 54 që ishin në mars të vitit 2022.

Sipas hulumtimi të kryer nga Radio Evropa e Lirë disa prej diplomatëve të dëbuar janë rishfaqur si diplomatë të akredituar, dy prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse.

Diplomati i tretë, që aktualisht gjendet në Ambasadën ruse në Beograd, e la postin e tij në Helsinki dy muaj pasi Finlanda njoftoi për dëbimin e diplomatëve rusë, në përgjigje të luftës në Ukrainë.Të paktën një diplomat i dëbuar rus, i lidhur me një njësi të Shërbimit Federal rus të Sigurisë që akuzohet për sulme kibernetike kundër sektorit energjetik të SHBA-së është vendosur në Beograd.

Vlen të theksohet se ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. Beogradi aspiron të anëtarësohet në BE, por qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç përpiqet të mbajë edhe lidhje të ngushta me Moskën , e cila e mbështet atë në mosmarrëveshje të shumta me Perëndimin.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share