Parlamenti i Armenisë sfidon Rusinë në votën për t’iu bashkuar gjykatës penale ndërkombëtare

Parlamenti i Armenisë votoi të martën për t’iu bashkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke e detyruar ish-republikën sovjetike të arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai do të vizitonte vendin.

Vendimi do të tensionojë më tej marrëdhëniet me Moskën, aleatin tradicional të Armenisë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Marrëdhëniet tashmë janë dëmtuar rëndë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini dhe rimarrjes së Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kremlini paralajmëroi Armeninë javën e kaluar se vendimi i saj për t’iu bashkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas, ishte “jashtëzakonisht armiqësor”.

Armenia është përpjekur të qetësojë Rusinë se po trajton vetëm ato që thotë se janë krime lufte të kryera nga Azerbajxhani në konfliktin afatgjatë me fqinjin e saj dhe nuk po synon Moskën.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share