Orteku i merr jetën 4 personave

Të paktën katër persona kanë vdekur në një ortek në Alpet franceze. Incidenti ndodhi në një akullnaje pranë Mont Blanc rreth mesditës të së dielës. Mendohet se viktimat ishin mes një grupi alpinistësh. Ministri i Brendshëm francez konfirmoi se janë edhe 9 të plagosur, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.

Për ngjarjen, ngushëllime shprehu edhe Presidenti francez Emmanuel Macron.

Nuk është e qartë nëse video tregon ortekun në të cilin humbën jetën njerëzit. Resorti u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse po dilnin jashtë nga pistat e përgatitura të skive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share