Kievi ka urdhëruar evakuim të civilëvë në Donjeck

SULMI NË SEVASTOPOL E KA PENGUAR CEREMONINË NË DITËN E FLOTËS DETARE RUSE

Në një sulm me dron në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, në moment kur Moska e shënon Ditën e Flotës Detare, janë lënduar pesë persona. Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qytetin Sevastopol, qytet ukrainas i aneksuar nga ana e Rusisë. Guveranatori i Sevastopolit fajin ua ka hedhur “nacionalistëve ukrainas” me qëllim që ta pengojnë ceremoninë. Autoritetet në Kiev banorëve të zonës së Donjeckut u kërkojnë të evakuohen, që të bëhen viktima të rradhës të sulmeve ruse.

Derisa forcat ruse në Ukrainën lindore vazhdojnë të pushtojnë territore të reja, guvernatori i qytetit Sevastopol në Krime, i ka akuzuar “nacionalistët ukrainas” për pengimin e ceremonisë për Ditën e Flotës Detare ruse, pasi herët në mëngjes ka shpërthyer një dron në oborrin e selisë së flotës

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shtabi i Flotës së Detit të Zi në Sevastopol është sulmuar nga pala ukrainase. Me ndihmën e dronit pa pilot janë lënduar pesë persona. Ceremonitë për festën janë anuluar,”deklaroi Guvernatori I Sevastopolit 

Burimet ukrainase thonë se sulmi në Sevastopol është kryer nga vetë ushtria ruse me qëllim njollosjen e Ukrainës. Përndryshe Rusia me ceremoni të shumta e shënon Ditën e Flotës Detare, në mes tjerash edhe me paradë detare në Shën Petersburg, në prani të Presidentit Vladimir Putin. Sulmi në Sevastopol ka ndodhur vetëm disa orë pasi Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje civilëvë ne Donjeck të largohen nga territori rus

“Vendimi i Qeverisë nënkupton evakuim të detyrueshëm nga rajoni i Donjeckut. Ju lus të evakuoheni. Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni, aq më pak viktima do të ketë nga sulmet ruse. Në këtë fazë terrori ësgtë arma kryesore ruse,”deklaroi Volodimir Zelenski, President, i Ukrainës.

Autoritetet në Kiev thonë se ushtria ruse, e cila përparon në rajonin e Donjeckut, një nga zonat administrative në pjesën industriale në Ukrainën lindore , tashmë e ka shkatërruaar rrjetin e transportit të gazit dhe për këtë arsye popullata lokale nuk do te ketë me çfarë të ngrohet gjatë dimrit të ardhshëm e më së miri është të largohet. Në Donjeck, në vendet që ende janë nën kontrollin rus, mendohet se ende ka rreth 200 mijë civilë, prej të cilëve 50 mijë fëmijë./KlanMacedonia/

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share